Mallorca e Muriqit siguron mbijetesën

11 maj 2024 | 17:53

Vedat Muriqi me Mallorcan të shtunën janë kthyer te fitorja në La Liga dhe kanë bërë hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës.

Mallorca e mposhti Las Palmasin me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas.

Uruguaiani Giovanni Gonzalez ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 29-të. Muriqi luajti 83 minuta në fitoren e Mallorcas dhe u shpall lojtari i ndeshjes në fund. 

Pas 35 ndeshjeve, Mallorca renditet në vendin e 15-të në tabelë me 35 pikë. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka mundur 4-0 Fulham-in në javën e 37-të…