Stuhia diellore më e fortë në dy dekadat e fundit godet Tokën, Elon Musk jep një paralajmërim

11 maj 2024 | 20:58

Starlink, rrjeti satelitor i Elon Musk, paralajmëroi këtë të shtunë për një “shërbim të degraduar” të internetit pasi Toka është goditur nga stuhia më e madhe gjeomagnetike në dy dekadat e fundit për shkak të aktivitetit diellor.

Starlink zotëron rreth 60% të rreth 7,500 satelitëve që rrotullohen rreth Tokës dhe është një lojtar dominues në ofrimin e internetit satelitor.

Musk tha më herët në një postim në “X” se satelitët Starlink ishin nën një presion të madh për shkak të stuhisë gjeomagnetike, por po rezistonin deri tani.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA ka thënë se stuhia është më e madhja që nga tetori i vitit 2003 dhe ka të ngjarë të vazhdojë gjatë fundjavës, duke paraqitur rreziqe për sistemet e navigimit, rrjetet e energjisë dhe navigimin satelitor, por edhe shërbime të tjera.

Mijëra satelitët Starlink në orbitën e ulët të Tokës përdorin lidhje lazeri ndër-satelitore për të kaluar të dhëna ndërmjet njëri-tjetrit në hapësirë ??me shpejtësinë e dritës, duke lejuar rrjetin të ofrojë mbulim interneti në të gjithë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka fund kaosi në festivalin europian të këngës përt…