Ajet Shala zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Ticino të Zvicrës

11 maj 2024 | 23:27

Kryetari i Komisionit për organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica, po qëndron në Zvicër së bashku me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kryetaren e RDK-së, Arbnora Salihun së bashku me kryetarin e Degës së PDK-së për Zvicër Ragip Xhaka. Deputeti Reçica përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka njoftuar se është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ticino të Zvicrës. Në këtë kuvend zgjedhor, është zgjedhur kryetar i nëndegës shkrimtari dhe publicisti i njohur Ajet Shala.

Njoftimi i plotë i Reçicës:

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ticino të Zvicrës. Me këtë rast, kryetar i nëndegës u zgjodh shkrimtari dhe publicisti i njohur Ajet Shala dhe po ashtu kryesia.

Partia Demokratike e Kosovës, vazhdon të fuqizohet në Zvicër, një hap ky i rëndësishëm, i cili vërteton angazhimin dhe përkushtimin e të gjitha strukturave drejtuese të partisë për të përmbushur synimet dhe qëllimet që mërgata jonë të përfaqësohet sa më denjësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje qytetarëve…