Orges Arifi shpallet nënkampion i Evropës

11 maj 2024 | 23:27

Federata Shqiptare e Karatesë ka njoftuar se sportisti Orges Arifi është shpallur nënkampion i Evropës.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm përfaqëson një arritje të madhe për sportin shqiptar dhe një rezultat i lavdërueshëm për punën e vazhdueshme dhe talentin e tij. Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Orgesin për përkushtimin dhe përfaqësimin e shkëlqyeshëm, si dhe për kontributin e tij në ngritjen e imazhit të sportit Shqiptar. Gjithashtu FSHK falenderon trajnerin e Ekipit Kombëtar, Fehmi Mahalla për punën e tij të mrekullueshme. Ky sukses jep një motiv të shtuar për të gjithë sportistët shqiptarë dhe vë në dukje potencialin e tyre dhe aftësinë për të arritur rezultate te larta”, ka njoftuar Federata Shqiptare e Karatesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti…