Donald Trump po konsideron Nikki Haley-n si kandidate për zëvendëspresidente

12 maj 2024 | 00:04

Fushata e Donald Trump po konsideron Nikki Haley-n si kandidate të Trumpit, sipas një raporti të kësaj të shtune nga uebsajti amerikan i lajmeve Axios, duke cituar burime të njohura me dinamikën politike në zhvillim.

Trump mund të zgjedhë Haley-n nëse është i bindur se kandidatura e saj mund ta ndihmojë atë të fitojë presidencën amerikane, duke shmangur burgun e mundshëm, pasi nëse humbet zgjedhjet, do t’i duhet të mbulojë dhjetëra milionë dollarë tarifa ligjore, por edhe dëme ligjore, shton raporti i Axios.

Kujtojmë që kanë mbetur gjashtë muaj nga zgjedhjet presidenciale amerikane, presidenti demokrat Joe Biden dhe kandidati republikan Donald Trump, po zhvillojnë fushata për të fituar mbështetjen e publikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se Serbia e ka kuptuar dhe pranuar dështimin me…