Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrahu gruan dhe vajzën e tij

12 maj 2024 | 12:06

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten edhe vajzën e tij.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, e ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten edhe vajzën e tij.  Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama sapo ka hyrë në stadiumin Galatsi, i…