Istogu fiton gjysmëfinalen e parë

12 maj 2024 | 12:13

Istogu e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Hendbollistet e Istogut, të shtunën mbrëma në Banjë, fituan ndaj Samadrexhës me rezultat 32:26. Ishte kjo ndeshja e parë gjysmëfinale e plejofit. Ndeshja e dytë zhvillohet mesjavën e ardhshme në Samadrexhë. Skuadra që i shënon dy fitore kualifikohet në finale.

Istogu, që është kampion aktual, ka dominuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Shpejtë rezultati ishte 4:1 e më pas 7:2. Samadrexhaset u afruan në 7:6, por istogaset sërish u shkëputën12:6, kurse pjesa e parë përfundoi 14:8.

Në pjesën e dytë Samadrexha u afrua vetëm deri në katër gola (23:19), duke mos rrezikuar kështu për asnjë moment fitoren e Istogut.

Arlinda Dinacira e Carolina Gomes ishin më efikaset tek Istogu me nga tetë gola. Gjashtë i kishte Esma Muratoviq, ndërsa me pritje të shumta, sidomos në pjesën e parë, u dallua Blerta Ahmetxhekaj.

Ameni Jemmali e Sevdanur Ozkan i kishin nga pesë gola për Samadrexhën. Jihen Ben Hrouz e Fetane Uzunlar i kishin nga katër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publikohen pamjet nga operacioni antikanabis në Shkodër, ku janë sekuestruar…