Musiala: Kam luajtur disa muaj me qetësues

12 maj 2024 | 12:46

Xhamal Musiala u zëvendësua para kohe në takimin ndaj Realit, e cila solli befasi tek analistët rreth kësaj zgjedhje. Tashmë janë zbardhur edhe fjalët e “bambit” në lidhje me këtë skenë.

Ai ka bërë të ditur se vuan problemet muskulore, madje dukej sjell frika para Kampionatit Europian, i cili është gati një muaj larg përpara nisjes:

“E ndjeva përsëri dhimbjen në gjurit dhe kam frikë se mund të përkeqësohet. Mbase nuk e dini, por unë kam luajtur me qetësues për muaj të tëra. Është koha të qetësohem. Shpresoj se gjithçka do kalojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Prezenca në Kampionatin Evropian është një ëndërr dhe nuk dua të humbas, aq me tepër ku zhvillohet në shtëpinë tonë”, tha Musiala. Nuk ka informacion të saktë në lidhje me rikuperimin e Xhamalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në…