Rama: Nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e dikurshëm të Greqisë, por me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie

12 maj 2024 | 13:13

“Disa thanë se unë nuk duhet vija për vizitë te ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë se nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie”.

Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në nisje të fjalës së tij në takimin me shqiptarët në Athinë, ku ka theksuar se “jeni bërë krenaria jonë në këtë pjesë të Evropës”.

“Ju jeni dëshmia më e madhe, më e fortë, më e bukur e kësaj ndërlidhjes me miliona fije të pakëputshme të dy popujve”.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare, ka thënë se qytetarëve grekë të Shqipërisë nuk u është mohuar e drejta votës apo zgjedhjes për shkak të origjinës tyre etnike.

“Asnjë problem i tyre nuk është i ndryshëm nga asnjë hall apo problem i qytetarëve shqiptarë. Në asnjë rast grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e besimit, gjuhës apo pronës. Kurrë nuk u është mohuar e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre”, ka thënë Rama, duke shtuar se ky kompleksitet marrëdhënie mes dy vendeve “nuk duhet të mbytet në lugën e ujit që sjell përditshmëria politike. Politika duhet bindet që fatet tona janë të pandashme”.

Kryeministri Rama ka ftuar edhe grekët të vijnë në Shqipëri jo vetëm për të pushuar, por dhe për të investuar.

“Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të punuar hapur dyqane, ngritur kompani, startuar linja investimesh për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët se në Greqi. Madje Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash. Përkundrazi i kreon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje e pastaj vjen e humb zgjedhjet këtu. Bujrum, si në shtëpinë tuaj”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, përveçse respektit.

“Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni evropianët e Greqisë”, është shprehur Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person në Rahovec është arrestuar, pasi i njëjti nën…