30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

12 maj 2024 | 13:38

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të arrestuarit dy ditë më parë nga Policia e Kosovës në Jarinjë.

Avokatja Jelena Krivokapic, ka bërë me dije se klientit të saj S.M i është dhënë 30 ditë paraburgim.

Ai dyshohet për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri

Ndryshe, S.M 30- vjeç është arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 maj të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga veteranët e vjetër të Paris Saint-Germain ka konfirmuar…