Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

12 maj 2024 | 14:21

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se si do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme.

Në njoftimin e këtij instituti është bërë me dije se gjatë javës pritet të jetë mot me diell dhe me reshje shiu.

Ndërsa gjatë vikendit parashihet të ketë rritje të temperaturave.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

E martë  – Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje me shkarkime rrufesh.Në disa zona të izoluara për shkak të zhvillimeve të mëdha të vranësirave konvektive, ekziston rrezik për reshje të breshërit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende  parashihen të sjellin reshje  shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë  deri mesatare nga jugperëndimi.

E enjte – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë, Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes.

E premte – Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para…