Rama jep lajmin nga Athina: Kemi nisur negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë

12 maj 2024 | 15:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se kanë filluar negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.

Rama ka thënë gjatë takimit me shqiptarët në Athinë se negociatat janë hapur në nivel ekspertësh dhe se së shpejti priten lajme të mira.

“Kemi arritur të çelim negociatat në nivel ekspertësh për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Është një marrëveshje për të cilën deri dje nuk shikonim asnjë dritë në fund të tunelit”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe para dy ditësh njoftoi se zyrtarisht do të…