![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/rh.jpg)
Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren
12 maj 2024
| 16:19
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren.
“Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të ri, për t’i uruar festën familjare të Shën Kollit. Gjyshi Frroku me djemtë Zefin e Prekun, nipat Frrokun e ri dhe Patrikun, zonjat dhe mbarë familja, na nderuan me mikpritje shqiptare! Faleminderit familje Sakica!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.