Kurti: Prizreni do të lidhet me Tetovën dhe Shkodrën

12 maj 2024 | 16:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë.

“Rruga Prizren-Tetovë po bëhet. Kjo rrugë do t’i lidh dhe forcojë shqiptarët, por si Lidhja ku jemi sot”, tha Kurti.

Sipas tij, Prizreni nuk do të lidhet vetëm me Tetovën.

“Prizrenin dhe Gjakovën do ta lidhim edhe me Shkodrën”, tha ai.

Kryeministri Kurti, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje takoi sot mbi 300 anëtarë të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Ai tha se Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen.

“Kryeqyteti i i historisë shumë shpejt do t’i kthehet punës progresiste dhe lidhjes së mirëqenies demokratike, sepse nuk do të zgjas shumë dhe do të rikthehemi fuqishëm”, tha Kurti.

Ai kërkoi nga anëtarët e rinj mobilizim për zgjedhjet qendrore dhe ato lokale, shkruan “PrizrenPress”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi tha ndërkaq se, Vetëvendosje ka treguar se është në rrugën e duhur për vendin.

Ai kritikoi qeverisjen lokale të Prizrenit.

“Kjo qeverisje lokale i ka lënë hije të errët Prizrenit, Keqmenaxhimi ka sjellë regres dhe korrupsion në këtë qutet”, tha Abrashi./PrizrenPress.com/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e konsideron kryeministrin Albin…