Familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifati

12 maj 2024 | 17:46

Po vazhdon procesi i regjistrimit të popullsisë.

Sot stafi i Agjencisë së Statistikave ishte tek familja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ata u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari.

“Familja legjendare, Jashari, përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar, e gjatë procesit nuk mungoi mirëpritja nga ana e tyre me ç’rast u falenderuan nga stafi i ASK-së për të cilët ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në përmbylljen e këtij projekti”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Regjistrimi i popullsisë ka nisur nga data 5 prill dhe përfundon më 17 maj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC 2 Korriku…