Abdixhiku ‘godet’ Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova

12 maj 2024 | 19:29

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim me qytetarët në Suharekë ka shprehur pakënaqësi ndaj punës së Qeverisë Kurti.

Sipas tij, është dorëzim me “ja dhanë Amerikën Serbisë” dhe me i lënë qytetarët pa shkolla e spitale.

“Patriotizëm më të madh se me mujtë Serbinë me njerëz duke nejt në Kosovë nuk ka, patriotizëm e mujta Serbinë duke të ikë ka 50 mijë njerëz prej Kosovës nuk është. Me ja dhanë Amerikën Serbisë nuk është patriotizëm duke lënë njerëz pa shkolla e spitale, është dorëzim”, tha Abdixhiku.

“Patriotizëm është me konë i fortë politikisht, ekonomikisht”, shprehat ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do…