Besa e Pejës promovohet në Superligë

12 maj 2024 | 21:29

Besa e Pejës është kampione në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.

Hendbollistet e skuadrës pejane kanë fituar titullin pas një kampionati të fortë e interesant. Besa kishte konkurrencë të fortë nga Verona e Vjosa, por triumfoi në fund. Verona përfundoi nënkampione dhe do të luaj në barazh për vend në Superligë.

Ndërkohë Besa promovohet në elitën e hendbollit kosovar për edicionin e ardhshëm garues, 2024/2025.

Kupa e kampionit, skuadrës së Besës i është dorëzuar të dielën. Dorëzimin e kupës e bënë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe komesari i garave të FHK-së, Isak Osmani.

Federata e Hendbollit e Kosovës e uron KHF Besën për suksesin e arritur dhe i dëshiron suksese në Superligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) të shtunën ka arritur…