Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor “Ujku Alfa”

13 maj 2024 | 11:21

Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor Nivel Togu “Ujku Alfa”, ku objektivë e ushtrimit ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank) dhe vrapim (live).

Për të përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, komandanti Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues ushtarakë nga Ambasada Amerikane të cilët u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar 25-vjetorin e…