Denveri barazon serinë ndaj Minnesotas, Indiana bën ligjin në fushën e saj

13 maj 2024 | 13:00

Pas zhgënjimit në dy takimet e para në fushën e saj, skuadra e Denverit ka triumfuar në dy sfidat e radhës në Minnesota, duke barazuar 2-2 serinë. Ekipi kampion i NBA fitoi me rezultat 115-107, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione shumicën e kohës.

Nikola Jokiq me 35 pikë ishte më i miri në fushë për Denverin, mbështetur edhe Aaron Gordon me 27 pikë. Në kahun tjetër, Anthony Edwards realizoi 44 pikë për Minnesota, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Edhe në Konferencën e Lindjes, barazim 2-2 me ndeshjes mes New York e Indianas, me këtë të fundit që i fitoi dy sfidat në fushën e saj. Indiana triumfoi thellë 121-89 ndaj nju-jorkezëve. Haliburton me 20 pikë ishte lojtari më i mirë i Indiana, por diferencën e bëri stoli, nga ku erdhën 57 pikë. Për nju-jorkezët u dallua Burks me 20 pikë, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”

New York – Indiana         89-121 (2-2)
Boston – Cleveland                     (2-1)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”

Denver – Minnesota         115-107 (2-2)
Oklahoma – Dallas                        (1-2)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar Serbisë që…