Mick Schumacher, afër rikthimit në Formula 1

13 maj 2024 | 14:00

Vendi i lënë bosh nga Lewis Hamilton te Mercedesi mund të shoqërohet edhe me atë të pilotit rezervë, që aktualisht mbulohet nga Mick Schumacher. Sipas mediave gjermane, djali i Michael Schumacher mund të garojë me Alpine sezonin tjetër.

Si Esteban Ocon ashtu dhe Pierre Gasly, dy pilotët aktualë të Alpine, pritet të largohen nga makina franceze. Për këtë arsye, afrimi i Mick Schumacher duket një formalitet, pasi piloti gjerman aktualisht garon për Alpine edhe në botërorin WEC. Kjo duket se do ta lehtësonte kalimin e Mick në Formula 1, që në fakt do të ishte një rikthim për të pas dy viteve me Haas.

Duket se Alpine është mundësia e vetme për gjermanin, pasi makinat e tjera thuajse janë të kompletuara. Pas një viti të parë jo fort pozitiv, në sezonin e dytë në Formula 1, Mick Schumacher bëri një paraqitje më të mirë, duke grumbulluar edhe pikët e para në karrierën e tij. Gjithsesi, për të nuk po vjen ende një ofertë nga një makinë kampione

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën më 15 maj do të mbahet takimi i…