DARKA E JUDËS

13 maj 2024 | 15:42

Behxhet Sh. SHALA- BAJGORA

E menduar mirë: Nuk ka kryeministër në Kosovë, që nga përfundimi i luftës që aq shumë e ka shpërfillur dhe nënçmuar opozitën se që e ka bërë Albin Kurti. Kurrë dhe asnjë propozim të opozitës nuk e ka pranuar qoftë nëse ka qenë edhe i mirë. Paragjykimi poshtërues ndaj opozitës ishte ciklik në formë të spoteve të filmuara ndërsa ai i përditshëm në formë të postimeve, intervistave apo seancave të Kuvendit të Kosovës ku ishte një grup i përhershëm i qitësve verbalë i përbërë nga kokat e mendimit politik dhe intelektual kombëtar si Dilmali, Nefi, Halili, Zdravo Limoza, Dhëndërri i Llapit dhe, në rast nevoje ishin si përforcues ekstazitë e Prizrenit. KM Kurti duke parë se nuk ka fare opozitë, po sillej dhe akoma vazhdon të sillet sikur Goliati midis xhuxhëve pa i dhënë llogari askujt për veprimet që i merr përjashtuar këtu këshillat e projugosllavit të thekur, Jeton Qurroi dhe mercenarit ndërkombëtar, Mark Zeller. Këta të dy, në fakt e këshilluan ta pranojë Marrëveshjen e Brukselit me Aneksin e Ohrit ku serbët fitojnë autonomi territoriale dhe politike përmes mirëmbajtjes së Rezolutës 1244 dhe Gjykatës së Arbitrazhit që për serbët është zëvendësuese e Gjykatës Kushtetuese apo edhe mbi këtë gjykatë. Me këtë Marrëveshje Kisha serbe e fiton statusin politik dhe juridik me Kishën ortodokse serbe në Mal të Zi që ua dhuroi Dritan Abazoviqi, një dështak dhe proserb i thekur, vëllam politik dhe kombëtar i Jeton Qurroit. KM Kurti edhe më herët ka luajtur k..e me opozitën duke kërkuar që të bisedojnë për zgjedhjet e parakohshme të cilat, së paku nga këndi dhe interesi i opozitës nuk ka logjikë të mbahen. Partia e Ramushit kërkoi përkrahje nga opozita për mocion por që nuk u përfillë, LDK-ja kërkonte dorëheqjen e Kurtit kurse PDK-ja e donte datën në mënyrë t’ia bënte numrat e, që në fakt e dëshmuan se askush nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme. Kurti po luan mirë shah me opozitën duke i ushqyer me tema dhe probleme të sajuara për shpërqendrim të aktivitetit opozitar që deri më tani u tregua i suksesshëm. Kurti këtë e bënë për përdorim të brendshëm kurse në planin ndërkombëtar u paraqit si arkitekt i o (u)rbanizimit të Maqedonisë së Veriut duke përkrahur presidenten fashiste e cila, bashkë me Arben Travarin, Mickoskin, Bilall Erdoganin dhe Bekim Koqen duan ta themelojnë një Gjykatë Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe udhëheqësit të saj, Ali Ahmetit sipas modelit të Gjykatës Raciste Speciale në Hagë. Rrogëtarët e Kurtit në Maqedoni të Veriut mund t’i bartin përvojat e Kosovës se si duhet të përgatiten dëshmitarët e mbrojtur, si duhet t’u shkurtohem fondet për t’ua pamundësuar mbrojtjen dhe si duhet t’i denoncojnë publikisht udhëheqësit e luftës, ndërtuesit e shtetit dhe promotorët e paqes. Kosova, me këtë qeveri, presidente dhe kryetar të Kuvendit është tregim suksesi për këtë çështje, pa asnjë dyshim!

Drafti i Zajebnicës dhe performanca legjislative: Sa ishte në vizitë në Gjermani në një takim të gjermanëve të majtë, KM Kurti duke ikur nga presionet që i bëheshin për draftin e shkruar nga BE, doli me një premtim për opinionin gjerman se vet ai, pasi të kthehet në Kosovë do të angazhohet ta sigurojë shumicën parlamentare për t’u votuar Kodi Civil që mundëson martesat krejtësisht normale të Hysenit me Hasanin dhe Fazës dhe Razës pas së cilave Kosova nuk do të kishte asnjë problem të natyrës njerëzore, morale, kombëtare, politike dhe shtetërore. Për këtë KM Kurti ka ftuar në një darkë pune liderët e opozitës në të cilën Kurti do ta luante rolin e viktimës, Jezu Krishtit kurse në mesin e të ftuarve do ta kërkonte ta gjejë Juda Iskariotin, apo tradhtarin që do ta tradhtonte Albin Krishtin. Apostujt e LDK-së dhe AAK-së e refuzuan këtë darkë kurse apostulli i PDK e pranoi me të parën duke u përcaktuar për menynë e ushqimit vetëm me ofertën për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme duke injoruar faktin se në darkën e ftuar nga të tjerët nuk mund ta sillni menynë tuaj por mund dhe duhet të zgjidhni nga menyja që ua ofron nikoqiri apo domaqini (sipas gjuhës së Zdravo Limozas). Është shumë e qartë se Darka e Fundit e Albin Krishtit është ftuar për kërkim të përkrahjes politike për dërgimin e Draftit të BE në Gjykatën Kushtetuese si kusht që Kosova të futet në rend dite për anëtarësim në Këshill të Evropës, jo për ndonjë çështje tjetër. Është përpjekje e Albin Krishtit që përmes viktimizimit, t’ia fusë qepën opozitës në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të sigurojë edhe një mandat tjetër përafërsisht me këto rezultate. Po të konsultohej opozita rregullisht, refuzimi për takim me KM nuk do të kishte asnjë kuptim. Në rrethanat aktuale, takimi me KM nuk ka asnjë kuptim ! Në Darkën e Fundit me apostuj, Jezu Krishti thoshte se njëri nga ta do ta tradhtojë. Dhe ai që do ta tradhtojë, sipas Mateut do të jetë ai që do ta pranoje kafshatën e ngjyer nga Krishti e që doli të jetë Juda Iskarioti. Në Darkën e Fundit, Albin Kurti nuk ka nevojë të kërkojë Judën duke i ofruar një kafshatë të ngjyer Memlit për faktin se janë vetëm dy vetë dhe secili do ta ngjyejë kafshatën në pjatën e tij. Një çështje më zgjon kureshtje nëse Albin Krishti do t’ia lajë këmbët Memli Krasniqit siç bëri Jezu Krishti me apostujt e ftuar në Darkën e Fundit duke ua larë këmbët të gjithëve përfshirë këtu edhe Juda Iskariotit. Ka shumë gjasa që në këtë Darkë të Fundit rolet të ndryshojnë; Memli Krasniqi të bëhet Jezu Krisht kurse Albin Kurti të bëhet Juda Iskariot! Shpejt do të merret vesh kjo punë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm edhe katër ditë kanë mbetur për t’u regjistruar. Me…