Sindikata e ‘Trepçës’ kërkon që të ekzekutohen pagat për minatorët

13 maj 2024 | 15:57

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka bërë thirrje që të ekzekutohen pagat për minatorët.

Kjo sindikatë, përmes një njoftimi thotë se situata e krijuar me vonesat në paga është bërë zakon që cenon vetë ekzistencën e minatorëve.

“Sot kur ne të gjithë me padurim presim ekzekutimin e pagave, me gjasë e njëjta përsëri nuk do të realizohet, duke vazhduar kështu pafund injorimi, fyerja dhe degradimi total i minatorëve. Një situatë e tillë e krijuar tashmë e sa kohë është bërë zakon që cenon vetë ekzistencën tonë. Mungesa e mjeteve ekzistenciale për jetës (pagesa e pagës) dhe injorimi i menxhmentit për të bërë punën e tyre tashmë nuk do koment”, është thënë në reagimin e sindikatës.

Më tutje, në reagim është theksuar se minatorët nuk kanë mundësinë që ta vazhdojnë punën, pasi të njëjtit nuk kanë financa të mjaftueshme as për shujtën ditore.

“Ne ju flasim në gjuhë të butë dhe gjuhë shqipe, ekzekutoni pagat sot. Një gjë e tillë është edhe pjesë e marrëveshjes së arritur me Bordin mbikëqyrës, Ministrinë e Ekonomisë dhe grupin e deputetëve. Këtij shqetësimi për ekzistencën tonë duhet t’i vijë fundi njëherë e përgjithmonë. Kërkojmë të ekzekutohen pagat”, është thënë në reagimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të “Trepçës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayern Munchen, Thomas Tuchel, u pa mjaft i…