Javën e kaluar policia në Prishtinë arrestoi 131 persona të kërkuar nga gjykata dhe konfiskoi disa armë

13 maj 2024 | 16:08

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 131 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 25 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”,  ka njoftuar Policia e Kosovës.

​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 10 armë të ftohta (thika) dhe 6 armë zjarri.

Ndërsa aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3 mijë e 160 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e mori fjalën përpara hedhjes…