A do ta dërgojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin? Përgjigjet Kurti

13 maj 2024 | 21:32

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin prezent ishin edhe Mimoza Kusari nga LVV dhe Abelard Tahiri nga PDK.

Ai u pyet nga gazetarët nëse do ta dërgojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.

“Nuk kam asgjë të re të ju them në këtë aspekt për shkak se i kemi plotësuar të gjitha kushtet, tash besoj që fjalën nuk e kemi ne por e ka Këshilli i Ministrave i cili mban zgjedhje me 16 dhe 17 maj pra është çështje ditësh”, tha Kurti sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Më pas Kurti tha se do të insistojë që të takohet edhe me liderët e partive të tjera opozitare.

“Do të insistoj të takohem edhe me të tjerët nuk është synimi im të përjashtoj askënd, marrëveshjet ndërkombëtare e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin”, tha Kurti sa i përket bashkëpunimit me opozitën.

Ai vlerësoi se kjo legjislaturë ka qenë e mirë.

Ndërkaq, kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi tha se nuk është diskutuar për draft statutin e asociacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me…