Barça mposhti Sociedadin

13 maj 2024 | 23:10

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, për t’u rikthyer sërish në pozitën e dytë.

Skuadra e drejtuar nga Xavi triumfoi sonte ndaj Real Sociedadit, në kuadër të javës së 35-të.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Lluís Companys” përfundoi me rezultatin 2:0.

Lamine Yamal (40’) dhe Raphina (90+3’ penallti) realizuan golat e fitores për “Blaugranët”.

Barcelona pas kësaj fitore ka 76 pikë dhe renditet e dyta në tabelë, me një pikë më shumë se Girona.

Real Sociedadi ndodhet në pozitën e shtatë me 54 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të…