![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/auto_2018-01-01T155046Z_1547634995_RC1DA6AF06F0_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-LEI-HDD1515446896.jpg)
Klopp kërkon nga shefat e Liverpoolit transferimin e Mahrezit
08 janar 2018
| 22:48
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, raportohet se ka kërkuar nga shefat e klubit që të kompletojnë një marrëveshje për Riyad Mahrezin e Leicester Cityt.
“Të Kuqtë” e shitën Philippe Coutinhon drejt Barcelonës për 160 milionë euro, ndërsa po kërkojnë një zëvendësues.
Mahrez dhe francezi i Monacos, Thomas Lemar, janë dy lojtarët në listën e dëshirave të Kloppit, ndërsa “The Mirror” raporton se të dy lojtarët mund të transferohen në Anfield.
Monaco ka thënë se nuk e shet futbollistin në janar, por Liverpooli nuk është dorëzuar, ndërsa Klopp më shumë është i vendosur për transferimin e Mahrezit.