Osmani shkon në Danimarkë, merr pjesë në Samitin e Kopenhagës
14 maj 2024
| 08:22
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës. Ajo do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.
Në Samit, presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve të tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.
Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë.
Po ashtu, presidentja Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet.