Luis Diaz refuzon PSG-në: Jam shumë i lumtur te Liverpooli

14 maj 2024 | 11:23

Luiz Diaz ka refuzuar interesimin e Paris Saint-Germain dhe ka vendosur të qëndrojë tek Liverpooli, duke u shprehur se vite të mëdha do të vijnë. Kolumbiani është në “Anfield” që prej janarit të 2022 dhe ka një kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027, por thashethemet për një largim kanë qenë gjithnjë prezentë për Luiz Diaz.

“Parisienët” do të futen në merkato për një sulmues të majtë këtë verë, pas largimit të Kylian Mbappe, mirëpo nga shumë specialistë të merkatos fjalët e fundit të Diaz janë kuptuar si një sinjal që ai është i lumtur tek 19-herë kampionët e Anglisë.

“Jam rritur shumë. Nga fillimi i karrierës dhe deri më sot. Eksperienca të Liverpooli më ka ndihmuar shumë. E vërteta është se jam shumë i lumtur këtu. Vite të mëdha na presim në këtë skuadër. Nuk kam asnjë dyshim”, u shpreh Luiz Diaz, i cili në 96 ndeshje për Liverpoolin ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar 13 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takim kuptimplotë dhe frymëzues, e ka quajtur ndërmjetësi sllovak, Miroslav…