Komuna e Podujevës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën ‘Toka’

14 maj 2024 | 12:15

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim – Toka, për realizimin e projekteve për edukimin dhe fuqizimin e Rinisë.

Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit qëndron në zbatimin e përbashkët të programeve që avancojnë kualitetin e edukimit, vullnetarizimit, aktivizimin qytetar të rinjve dhe fuqizimin e rinisë.

Ndërsa objektivat kryesore janë: Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të ndryshme për të stimuluar aktivizimin qytetar, aftësimin dhe fuqizimin e rinisë në Komunën e Podujevës dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve dhe punëtorëve rinor nga Komuna, duke kontribuar në përmirësimin dhe rrjetin e kualitetit të edukimit në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Podujevës.

Kryetari Bulliqi u zotua që në emër të komunës do të kryej detyrat dhe përgjegjësit që derivojnë nga kjo marrëveshje duke mbështetur gjithmonë projektet për të rinjtë e komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka falënderuar Kosovën…