![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/Foto-nga-arkiva.-Ambasadorja-e-Izraelit-ne-Kosove-Tamar-Ziv.jpg)
Në Ditën e Pavarësisë së Izraelit, ambasadorja Ziv falënderon Kosovën për mbështetjen
14 maj 2024
| 12:14
Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka falënderuar Kosovën për mbështetjen për Izraelin.
Këtë falënderim, ajo e ka bërë me rastin e 76-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Izraelit.
“Me rastin e 76-vjetorit të Pavarësisë së Izraelit, dua të falënderoj miqtë e mi nga të gjitha fushat e jetës në Kosovë për mbështetjen e tyre për Izraelin, veçanërisht në kohët e vështira që po kalojmë. Ju faleminderit”, ka shkruar Ziv në “X”.