Trajneri i Tottenham: Japim maksimumin ndaj Cityt

14 maj 2024 | 12:48

Tekniku i Tottenham, Ante Postecoglu doli në konferencë para ndeshjes me Manchester Cityn.

“Një pjesë e tifozëve duan që të humbasim? Çfarë kuptimi ka kjo? Çfarë pjese? Me të vërtetë! 50%? 20%? 1%? Nuk e dini. Ok! Pra le t’i përgjigjemi një pyetje të cilës nuk i dimë përgjigjen. Në rregull. Njerëzit kanë të drejtë të ndjehen siç duan.

Ne duhet të njohim se çfarë është suksesi i vërtetë. Dhe suksesi i vërtetë duket si trofe. Çdo gjë tjetër, tallje, mburrje, çfarëdo të jetë, është e pakuptimtë për mua, për çdo person që ka lidhje me mua. Ne nesër kemi një ndeshje që duam ta fitojmë.

Nesër ka një ndeshje futbolli, çfarë mendoni se do të ndodhë? Çfarë mendoni se do të bëjmë si skuadër? Ose çdo skuadër në planet? A nuk do të mundohemi ta fitojmë? Është një premisë bazike. Tani se si ndjehen njerëzit nga kjo, të them të drejtën nuk më intereson. E urrej ta mendoj që do të dalim nesër me çdo gjë tjetër përveçse me dëshirën për t’u matur me një skuadër të madhe e ndoshta të fitojmë një ndeshje.

Si mund të bëhemi një skuadër që fiton gjëra nëse në ndeshjet e mëdha ne tërhiqemi? Pse duhet të tërhiqemi nesër nëse kemi një sfidë përpara? Shiko, e kuptoj. Ky mendim është nëse dalim nesër në fushë dhe 50% na mbështetin dhe 50% na brohorasin, por më duket shumë e pamundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Sa më shumë po kalon koha, aq më madhështore…