Kryeziu: Nëse LDK-ja dhe AAK-ja s’kanë fuqi për të nxitur dorëheqjen e Kurtit, atëherë ta presin përfundimin e mandatit

14 maj 2024 | 13:34

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar takimin në mes të kryeministrit Albin Kurtit e Memli Krasniqi dhe refuzimin e LDK-së e AAK-së për të marrë pjesë në këtë takim.

Ai ka thënë se LDK-ja dhe AAK-ja, nëse nuk kanë fuqi politike për të nxitur dorëheqjen e kryeministrit, atëherë alternativa e tyre është se kjo qeveri ta përfundojë mandatin qeverisës.

“Më shumë se sa forma, se si të arrihet ndërprerja e një mandati të një qeverie, politikisht për opozitën është zgjidhje më e mençur  ndërprerja e  një mandati të qeverisë para kohe,  se sa shkuarja në zgjedhje të rregullta”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kryeziut:

LDK dhe AAK, nëse nuk kanë fuqi politike për të nxitur dorëheqjen e kryeministrit, refuzojnë votën e tyre për shpërndarjen e kësaj  legjislature, atëherë alternativa e tyre është që kjo qeveri ta përfundojë mandatin qeverisës dhe të shkojmë në zgjedhje të rregullta.

Nëse LDK dhe AAK si parti opozitare,  mendojnë se kjo qeveri i ka sjellë shumë dëme vendit dhe duhet të ndalohet kjo formë e qeverisjes?! Nëse tani i kanë të renditura shumë argumente për ngecjet dhe dështimet e kësaj qeverie, në disa fusha të politik bërjes, si: në zhvillimin ekonomik, në qeverisjen llogaridhënëse, transparente dhe pa korrupsion, fuqizimin e aleancave dhe  partneritetit ndërkombëtar, rrugëtimin euroatlantik, anëtarësimin në KiE, dialogun me Serbinë etj…

S’di pse alternativen e tyre politike duhet ta  fokusojnë në formë,  se si i ndërpritet mandati kësaj qeverisje!? Gjithnjë forma ka rëndësi se si një veprim politik pranohet dhe perceptohet nga publiku, por jo mbi përmbajtjen. Përmbajtja është thelbësore në politikë.

Më shumë se sa forma, se si të arrihet ndërprerja e një mandati të një qeverie, politikisht për opozitën është zgjidhje më e mençur  ndërprerja e  një mandati të qeverisë para kohe,  se sa shkuarja në zgjedhje të rregullta.

Dhe përmbyllja  e një mandati qeverisës dhe shkuarja në zgjedhje të rregullta, janë formë e ndikimit dhe perceptimit në publik!?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raphael Varane ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester…