Kryeministri Kurti bëri homazhe në Zahaq, Llabjan dhe Pavlan të Pejës

14 maj 2024 | 15:34

Pas homazheve në Qyshk, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi të vrarët nga forcat e armatosura të Serbisë, në Zahaq, Llabjan dhe Pavlan të Pejës.

Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta tek varrezat e martirëve të vrarë mizorisht nga forcat armike serbe, në masakrën e 14 majit të vitit 1999.

Në këto homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Qyshkut dhe fshatrave përreth, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilja Rexhepi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Mevlud Sinani,  si dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ardhjes së aktores Beatrice Luzzi, e cila surprizoi Heidin,…