Tebas: Mbappe do të jetë lojtar i Realit

14 maj 2024 | 17:00

Këtë e ka konfirmuar edhe Javier Tebas. Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas i intervistuar nga “Ole”, ka thënë se Kylyan Mbappe do të veshë fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm, pas largimit nga PSG-ja.

“Mbappe do të vijë në Madrid sezonin e ardhshëm. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, por në ‘Bernabeu’ luan edhe Vinicius me Bellingham. Reali do të ketë një ekip të madh. Natyrisht, kjo nuk jep asnjë garanci absolute për ta fituar kampionatin”.

Më tej, Tebas zbulon detajet e kontratës së Mbappe me “Los Blancos”: “A do ta fitojë Ligën e Kampionëve në Madrid? Ai ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, çka do të thotë se do të ketë 5 shanse sezonale për ta bërë këtë”.

Më pas, Tebas foli për finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit: “Epikja është diçka që mund të thuhet se jeton brenda Real Madridit. Çdo sezon ndodh e njëjta gjë. Ndonjëherë të bardhët nuk marrin gjithçka, por shumicën e kohës fitojnë dhe kjo të bën të kuptosh vlerën e La Liga-s. Një garë e madhe nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët e mëdhenj, duhet t’i bësh vetes më shumë pyetje. Nuk do të kesh kurrë një konkurrencë të madhe pa të rinj të talentuar si Pedri, Gavi, Yamal…”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datën 13 maj 2024 është publikuar një shkrim me…