Sveçla dhe Hoxha me konferencë të jashtëzakonshme, gjetën një sasi të armatimit në veri

14 maj 2024 | 18:38

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale Policore – Mitrovicë Veri do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 19:30.

Sipas policisë, në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit.

“Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë, ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Valon Syla ka reaguar ndaj kritikave të LDK-së për…