City edhe më afër titullit

14 maj 2024 | 23:06

Manchester City është vetëm një fitore larg fitimit të Premier League, pasi triumfoi 0-2 ndaj Tottenham në javën e parafundit, duke shkuar kështu në kuotën e 88 pikëve, 2 pikë më shumë se Arsenali,

Në pjesën e parë, Citizens u vendosën në kërkim të golit të epërsisë, por hasën mjaft vështirësi, pasi prapavija kundërshtare dhe portieri ishin në një natë të mirë.

Balancat u prishën në fillimin e pjesës së dytë. Kampionët në fuqi të Anglisë pas një aksioni të rrjedhshëm, falë një asisti fantastik të De Bruyne, Haaland nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.
Në minutën e 90-të, Haaland shndërroi në gol një penallti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fejzullah e Zyle Lahi deri para një muaji ishin vizitorë…