Pas Brazilit, përmbytje në Argjentinë dhe në Uruguai

15 maj 2024 | 08:30

Gati 4 000 njerëzve u është dashur t’i braktisin shtëpitë e tyre në disa qytete në Argjentinë dhe Uruguai për shkak të përmbytjeve në ditët e fundit nga moti i keq.

Sipas buletinit meteorologjik nga Sistemi Kombëtar i Emergjencave Uruguaian, në të gjithë vendin, 3,352 banorë, në të paktën nëntë departamente, janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Rajoni më i prekur është ai i Paysandu, në kufi me Argjentinën, ku janë zhvendosur 1569 persona.

Ndërkohë në Argjentinë, dalja nga shtrati e lumit Uruguai shkaktoi evakuimin e të paktën 568 personave në qytetin e Concordia, ku bashkia u kërkoi banorëve të shmangnin zonat e goditura nga përmbytjet për arsye sigurie.

Moti i keq prej javësh ka goditur dhe Brazilin, ku përmbytjes në jug të vendit kanë shkaktuar mbi 150 viktima, dhjetëra të zhdukur dhe dëme të mëdha materiale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli…