![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/IMG_20240515_105010.jpg)
Haziri: Nuk keni parë asgjë akoma, do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit
15 maj 2024
| 10:53
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se pesidentja sot dhe kryeministri dje, në luftë për beteja të vogla politike, por s’po shohin se ne po e humbin luftën.
“Këtë javë, në vend se të bëhemi anëtar të Këshillit të Europës, në kohën kur Serbia është në bankën e OKB-së për t’ua vendosur shenjën e gjenocidit përjetë e mot, ata kanë zgjedhur betejat e vogla, duke rikonfirmuar për të satën e herë që interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit. Po e ripërsëris, nuk keni parë asgjë akoma. Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!”, ka shkruar Haziri.