Molliqaj: E vërteta është paksa e hidhur për Memlin dhe PDK-në

15 maj 2024 | 12:38

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Ai ka thënë se opozita nuk është duke e kuptuar që të gjithë ekzistencën e saj është duke e zhvilluar në narracionin e Kurtit.

Molliqaj ka thënë se është për keqardhje kur e sheh opozitën në takime me Kurtin.

“Të tillë, çdo arritje në sytë e tyre është jo pse ata vepruan apo punuan, por se Kurti po ua dhuron, sepse i përshtatet atij. PDK-ja e kapi bajrakun dhe Memli po përpiqet të tregohet modest, se nuk e ka për protagnizëm. Memli me të vërtetë e konsideron fitore të tij marrëveshjen me Kurtin për zgjedhje dhe vetën protagonist në këtë skenë. E vërteta është paksa e hidhur për Memlin dhe PDK-në, për keqardhje kur e sheh opozitën dhe e rrezikshme për Kosovën. Protagonist përbrenda opozitës ndoshta edhe mund të bëhesh Memli, ti dhe PDK-ja, por vetëm përbrenda skenarit të cilin Kurti e ka shkruar për ju. Në raport me pushtetin autoritar çështja nuk është a po të le hapësirë për të shprehur vullnetin, por a po të lejon vullnet të lirë në përgjithësi”, ka shkruar Molliqaj në “Faebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj sot është futur në…