Shpëtim dhe Bashkim Bajoku po përgatiten në Bullgari  

15 maj 2024 | 15:57

Boksierët Shpëtim dhe Bashkim Bajoku të udhëhequr nga përzgjedhësi Faton Xhakli, prej disa ditësh po marrin pjesë në kampin përgatitor në Sofje të Bullgarisë, përgatitje këto që do t’iu shërbejnë para turneut të dytë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Shpenzimet e Shpëtim Bajokut po mbulohen nga KOK-u, në cilësinë e bursistit olimpik.

Turneu kualifikues mbahet prej 24 maj deri më 2 qershor në Bangkok të Tajlandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Liz…