Gërvalla reagon pas plagosjes se kryeministrit sllovak

15 maj 2024 | 15:58

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Gërvalla përmes një shkrimi në platformën “X” ka uruar shërim të shpejtë, teksa ka thënë kërkuar që autorët e krimit të ndëshkohen.

“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar ajo.

Kryeministri sllovak është plagosur pas një mbledhje qeveritare në qytezën Handlova rreth 150 kilometra larg Bratisllavës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierët Shpëtim dhe Bashkim Bajoku të udhëhequr nga përzgjedhësi Faton…