Zhegrova në ekipin e vitit të Ligue 1 në EA Sports

15 maj 2024 | 16:36

Edon Zhegrova pati një sezon fantastik individual në Francë me ekipin, Lille.

Ylli kosovar pati paraqitje mjaft të mira, duke qenë kyç për skuadrën e Paulo Fonsecas. Zhegrova ishte pjesë e të nominuarve për futbollistin më të mirë të sezonit nga Ligue 1, por nuk e fitoi.

E ai u fut në ekipin e sezonit të Ligue 1 nga EA Sports. Bashkë me të ishin edhe tre bashkëlojtarë të tij.

Me paraqitjet e tij, Edon Zhegrova ka zgjuar interesim nga shumë skuadra të mëdha evropiane dhe mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar të verës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës U18 është mbledhur për herë të dytë…