Mbi 17 mijë km larg, përfaqësimi diplomatik i Kosovës arrin në mini-ishullin në mes të Paqësorit

15 maj 2024 | 17:00

Ambasadorja e Kosovës në Australi, Jetmira Bërdynaj, ka njoftuar se ka dorëzuar kredencialet e saj si ambasadore jo-rezidente edhe në vendin e quajtur “Cook Islands”, që ka 236 kilometra katrorë hapësirë tokësore dhe rreth 15 mijë banorë.

Ky vend ishullor në Australi gjendet në mes të Oqeanit Paqësor dhe është rreth 17 mijë e 500 kilometër larg Kosovës.

“Javën e kaluar preka një parajsë mbi tokë: 38 km rrugë total rreth ishullit që mbërthen një mrekulli tokësore me maja vullkanike e vegjetacion mbresëlënës.Mbi 17500 km larg Kosovës.Ky është Cook Islands. E unë dorëzova kredencialet si Ambasadore jo-rezidente e Kosovës”, ka shkruar ajo në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur të mërkurën nga…