![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/ritman-coli.png)
Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për infermierin nga Klina, baba i tre fëmijëve
15 maj 2024
| 21:27
Ritman Coli 43-vjeçar nga Klina, me profesion infermier, baba i tre fëmijëve, është diagnostikuar me një sëmundje që mund të shërohet vetëm jashtë vendit, porse i duhen mbi 150.000 euro dhe ai e familja e tij nuk i kanë, prandaj kërkojnë ndihmë nga të gjithë.
Atij i duhet urgjentisht të bëjë transplant të palcës kockore. Aktualisht është në ciklin e katërt të kimioterapisë.
Familja thotë se trajtimet që atij i duhen nuk janë të disponueshme në Kosovë.