Ahmeti: Ishte opozita ajo që kërkoi zgjedhje

16 maj 2024 | 07:56

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, tha se ishte opozita ajo që kërkoi zgjedhje.

“Emërues i përbashkët i takimit të kryeministrit me opozitën ishte agjenda legjislative. Kërkesa për zgjedhje erdhi nga opozita, Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës”, tha Ahmeti.

Pas kësaj, ai ka folur edhe për Draftin e Asociacionit. Tha se i njëjti ekziston, por nuk është i pranuar.

“Drafti i Asociacionit ekziston por ai nuk është pranuar. Është draft i Lajcakut. Ne kei bërë komente siç kanë kërkuar mbi dokumentin ndërkombëtar, ta quajmë, të draftit të Lajcakut. Por ai nuk është dokument in Qeverisë së Kosovës. Ppra fillimisht duhet që të bëhet dokumenti i Qeverisë së Kosovës, të pranohet, dhe është një ndër hapat më të rëndë në këtë proces dhe të dërgohet pastaj në Gjykatën Kushtuese dhe këtu është edhe një pjesëe fjalisë së raportit “Në mënyrë të pranueshme”. Në shumë nivele është një qasje e gabuar dhe mendoj se shumë shpejt do ta sqarojmë këtë dhe do të ecet tutje. Nëse jo më 17 Maj gjithsesi në një mbledhje të jashtëzakonshme. në momentin kur ta arrijmë një plan të sekuencimit të dakorduar nga të dyja palët sigurisht se në bazë të atij plani të sekuencimit do të fillojë hap pas hapi zbatimi I marrëveshjes. Ka pasur gatishmëri më 18 Mars që të bëhet kjo në bazë të katër shtyllave; Në bazë të Kushtetutës, vendimit të Kushtetueses të vitit 2015, Në përputhje me letrën E Mogherinit dhe Në përputhje me shkrimin e diplomatëve amerikanë. Chollet dhe Escobar, por nuk ka pasur një gatishmëri nga pala tjetër e duhet të themi edhe nga BE-ja”, tha Ahmeti.

Ai tutje shoti se jemi në një proces ku nuk mund të veprojmë krye më vete.

“Jemi në një proces ku nuk mund të veprojmë krye më vete. Edhe BE-ja kërkonte që ekipi menaxhues sipas marrëveshjes së vitit 2015 ta paraqes një draft. Drafti ishte i keq. Ishim në proces të dialogut në Bruksel ku rregullat ishin të qarta. Përbrenda atij procesi jemi me një situatë të ngjashme me situatën e sotme. Kryeministri Kurti i ka dërguar komentet mbi draftin i cili është konfidencial sepse kështu është kërkuar. Nuk kam parë asnjë konfirmim nga BE-ja. Nuk po them se nuk ekziston një draft i statutit, ai është dorëzuar më 21 tetor dhe deri më 24 tetor ka qenë koha për të dërguar komentet tek BE-ja, Ne këtë e kemi bërë dhe procesi tashmë ka ngecur mbi dakordimin për planin e zbatimit të balancuar të marrëveshjes se Brukselit”, tha Ahmeti. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ritman Coli 43-vjeçar nga Klina, me profesion infermier, baba i…