Kurti merr pjesë në ditën e dytë të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor

16 maj 2024 | 08:27

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të jetë pjesë e Samitit rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Kotorr të Malit të Zi.

Punimet e këtij samiti, do të fokusohen në integrimin ekonomik rajonal.

Aty do të shikohet dhe të gjenden mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, me theks të veçantë përforcimin e mbështetjes së fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.

Përpos Kurti, aty do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ukrainase u tërhoqën nga disa pjesë të verilindjes së…