Më shumë se 2 000 fëmijë lindën gjatë muajit mars në Kosovë

16 maj 2024 | 08:30

Vetëm gjatë muajit mars kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij muaji vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga 2 mijë e 042 lindje të regjistruara, 1 mijë e 049 janë meshkuj dhe 948 femra.

“Në muajin Mars 2024 janë regjistruar 2 042 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 094  lindje janë meshkuj dhe 948 lindje janë femra”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vetëdorzuar në polici Azgan Mërnica, i riu i cili…