PDK-ja: Ukshin Hoti ishte intelektuali i pazëvendësueshëm

16 maj 2024 | 12:31

Sot, bëhen 25 vjet nga zhdukja e profesorit e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka theksuar se profesor Ukshini ishte intelektuali i pazëvendësueshëm që, me zë, shkrime e vepra artikuloi idenë dhe punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Me guximin e tij politik, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza intelektualësh e patriotësh shqiptarë. Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti. Për zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin dhe të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi”, është theksuar në njoftimin e PDK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare, atë për…