Mirena tallet me Gërvallën: Mirë që letrën nuk ia ka dërguar FIFA-s

16 maj 2024 | 12:10

Gazetari Ilir Mirena është tallur ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla në lidhje me letrën drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai me tallje ka thënë se Gërvalla ka mundur ta dërgojë këtë letër në FIFA.

Si me flamujt e shteteve, Donika Gervalla – Schwartz ia paska huq adresën edhe me këtë letrën për draftin e ‘Zajednicës’. N’vend se me e qu në Këshill të Evropës, ia paska nis Asamblese. Prapë mirë është. Ka mujt me ia nis FIFA-s…😊”, ka shkruar Mirena në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Istogu është finalisti i parë i plejofit në Superligën e…