Sane dëshiron të rinovojë kontratën me Bayernin

16 maj 2024 | 12:26

Leroy Sane është shprehur i hapur për të qëndruar me Bayern Munchen edhe përtej kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2025. Lajmin e konfirmoi “Sky Sports” në Gjermani.

Sipas mediave, Sane është takuar me drejtorin sportiv të Bayernit, Max Eber dhe i ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar, me objektivin e qartë për të rikthyer ekipin në majën e Bundesligës. Ende nuk ka asnjë informacion specifik në lidhje me bisedimet, nëse klubi i ka ofruar një zgjatje të saj dhe rrogë më të mirë.

28-vjeçari luan që prej vitit 2020 me “bavarezët”, kur u larguar nga Manchester City. Në 175 ndeshje me Bayernin, Sane ka realizuar 48 gola. Një lojtar i rëndësishëm për skuadrën gjermane, por që shpesh ka përfunduar në shënjestër se nuk ka qenë vendimtar në sfidat delikate.

Pas përfundimit të sezonit palët do të ulen sërish në bisedime për të vendosur, pasi Bayerni nuk dëshiron që ai të ikë me parametrin zero pas një viti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një herë, superylli i muzikës kolumbiane Shakira do të…